LAJMI I FUNDIT:

Pallati Mbretëror thyen heshtjen për lajmet e rreme se Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë konflikt mes vete

Pallati Mbretëror thyen heshtjen për lajmet e rreme se Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë konflikt mes vete
Princërit William dhe Harry, dhe bashkëshortet e tyre: Kate Middleton dhe Meghan Markle (Foto: Paul Grover- WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ka një javë që qarkullojnë lajmet se ka pasur një përplasje të mundshme mes kunatave të famshme të Pallatit Mbretëror në Angli, Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Në shkrimet e publikuara në shtypin anglez u pretendua se mes tyre ka pasur tension dhe “grindje”.


Si rrallë herë, Pallati i Buckingham-it ka dalë me një deklaratë për të komentuar këtë çështje private brenda familjes, ndërsa e ka cilësuar si lajm të rremë.

Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, kanë thënë zyrtarët e Pallatit për The Mirror .

Gazetari Dan Wootton nga The Sun shkroi se burime të shumta i thanë atij se incidenti i Kate-Meghan ndodhi para martesës së Meghanit me Princin Harry.

Një burim “mbretëror” tha se Kate i tha Meghanit gjatë përgatitjeve të dasmës “kjo është e papranueshme, ata janë stafi im dhe unë flas me ta”. Dhe që nga ajo kohë marrëdhëniet mes tyre u prishën”, thoshte burimi.

Kate Middleton (Foto: Neil P. Mockford/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, fakti se mes tyre nuk ka krizë, e tregon edhe prononcimi i Kate për shtatzëninë e Meghanit, ku e njëjta ishte shprehur se ndjehet e lumtur për kunatën e saj.

Demantimi i Pallatit vjen disa orë pasi Vanity Fair njoftoi se Meghan beson se shtypi britanik është duke kryer një gamë të gjerë fushatash shpifëse kundër saj.

“Ajo është e vetëdijshme për lajmet dhe çfarë po ndodh, ajo përpiqet më së miri të mos lexojë të gjitha tregimet për të”, ka thënë një burim i korrespondentit mbretëror të Vanity Fair, Katie Nikol.

Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Meghan ka thënë më parë se ajo nuk lexon lajme për të, në përgjithësi. Meghan i tha Vanity Fairy-it verën e kaluar se nuk i lexon shkrimet rreth saj.

“Nuk lexoj asnjë gjë në shtyp. Unë nuk kam lexuar edhe shtypin e modës. Njerëzit që janë pranë meje, më spikasin dhe e dinë se kush jam unë. Pjesa tjetër është thjeshtë zhurmë”, kishte deklaruar ajo. /Telegrafi/

Kate Middleton (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori