LAJMI I FUNDIT:

Me vallëzim teatral kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

Me vallëzim teatral kundër ndotjes së ajrit në Maqedoni

Një grup nxënësish të shkollave të mesme nga Gostivari dhe Shkupi, sot me një valle teatrale do të shfaqen në mesditë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku do të shprehin revoltën e tyre kundër gjendjes me ndotjen e ajrit dhe mos marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni

Ata do t’u kërkojnë të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masa konkrete për të zvogëluar ndotjen e ajrit, ku qytetet si Shkupi, Tetova, Manastiri dhe qytete të tjera po thyejnë rekordet për nga ndotja e ajrit, ndërsa Maqedonia, siç thonë ata, është bërë vendi më i ndotur në Evropë!


“Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit Jetësor (EEA), Në Maqedoni thithet ajri më i ndotur në Evropë. Nga ajri i ndotur më shumë vuajnë fëmijët. Ajri i ndotur është një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së fëmijëve dhe kjo duhet të parandalohen menjëherë. Fëmijët janë grupi më i ndjeshëm, sepse ata kanë një organizëm në zhvillimin dhe frymëmarrje më të shpejtë, dhe me këtë edhe futjen më të shpejtë të substancave të kontaminuara në trup. Çdo i dyti fëmijë i sëmurë trajtohet nga sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat zakonisht janë pasojë e drejtpërdrejtë e ajrit të ndotur. Fëmijët janë më të prekur nga ndotja e ajrit, thonë nga ambasada fëmijëve “Megjashi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori