Maqedoni, në kardiokirurgjinë shtetërore u vendos zemër artificiale te një pacient
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sonte e vizituan Klinën e Universitare për kardiokirurgji shtetërore ku pacientit M.R (54), baba i gjashtë fëmijëve iu vendos zemër artificiale.
Në këtë rast, te pacienti me probleme të zemrës, i është vendosur pajisje që është një lloj zemre mekanike e ndërtuar në barkun e majtë. Ajo thith gjakun dhe e përçon në aortë. Pajisja është e vogël e qëndrueshme dhe gjendet brenda ndërsa nga jashtë është vetëm bateria që do të ndryshohet për të punuar. Operimi që zgjati dy orë e gjysmë u krye nga ekipi i Klikës Universitare të Kirurgjisë shtetërore. Ekipi i mjekëve është i kënaqur me operimin, ndërsa pacienti është në gjendje të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kryeministrit, përfitimet janë të mëdha. Përfitimi më i madh është përcjellja e njohurisë së mjekëve tanë specialist, që do të mund ta zbatojnë atë në të ardhmen.
“Këto operacione, për shembull në Gjermani kushtojnë 350.000 euro, ndërsa shpenzimet këtu nuk kalojnë 120.000 euro. Kjo paraqet përparim në sistemin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev duke i inkurajuar mjekët dhe drejtorët e klinikave ta ndjekin këtë trend.
Ministri Filipçe deklaroi se kjo është një metodë e re që do të zbatohet në shëndetësinë tonë publike.
“Ky është një model i edukimit të mjekëve tanë nga ana e mjekëve të huaj që na japin rezultate të shkëlqyeshme edhe në kursimin tonë, por edhe në ndërtimin e dijes së ekspertëve tanë”, tha Filipçe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City