LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e femrave dhe meshkujve më të ndjekur në Twitter, Taylor Swift dhe Liam Payne kryesojnë listën

Publikohet lista e femrave dhe meshkujve më të ndjekur në Twitter, Taylor Swift dhe Liam Payne kryesojnë listën
Foto: Getty Images/Guliver

Rrjeti i njohur social Twitter ka publikuar së fundmi listat me 10 femrat dhe 10 meshkujt më të ndjekur nga fansat.

Pop diva Taylor Swift kryeson renditjen vjetore të listës së femrave më me ndikim në rrjetin social Twitter, e cila u zbulua të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja ka pasur një rezultat influencues dhe mburret me 84 milion ndjekës në Twitter, 31 milion abonentë të YouTube, 68.9 milionë ndjekës në Facebook dhe 113 ndjekës të tjerë në Instagram.

Taylor Swift (Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver)

Ish-rivalja e Taylor, Katy Perry u rendit e dyta në listën e femrave më të ndjekura në Twitter, pasuar nga Kim Kardashian West dhe Demi Lovato.

Ndërkohë femrat tjera me më së shumti ndjekës në Twitter janë: Ellen Degeneres, si dhe yjet e muzikës pop si: Selena Gomez, Shakira, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Lady Gaga (në atë renditje).

Lista e femrave më të ndjekura në Twitter për vitin 2018 (Foto: DailyMail)

Në anën tjetër, lista me meshkujt më të ndjekur në Twitter kryesohet nga këngëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne, i cili numëron 33 milionë ndjekës në Twitter.

Liam Payne (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

25-vjeçari anglez, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale mburret gjithashtu me 2.3 abonentë në YouTube, 9.9 milionë ndjekës në Facebook dhe 17.2 milionë ndjekës të Instagram-it.

Lista e meshkujve më të ndjekur në Twitter pasohet nga Presidenti Donald Trump, ylli i pop-it, Justin Bieber dhe ish-Presidenti Barak Obama.

Lista e meshkujve më të ndjekur në Twitter për vitin 2018 (Foto: DailyMail)

Më pas vijnë emrat tjerë si futbollisti Cristiano Ronaldo, Niall Horan, ylli i muzikës pop Bruno Mars, aktori Amitabh Bachchan, DJ David Guetta dhe producenti i muzikës AR Rahman (në atë renditje).

Në përgjithësi, muzikantët dominonin këtë vit në listat e më të ndjekurave dhe ndiqeshin kryesisht nga moshat e reja, ndjekur më shumë nga gjinia femërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori