LAJMI I FUNDIT:

Në tre vitet e fundit Gjorge Ivanov më shumë ka falur të dënuarit për vjedhje dhe vrasje

Në tre vitet e fundit Gjorge Ivanov më shumë ka falur të dënuarit për vjedhje dhe vrasje

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në tre vitet e fundit ka falur gjithsej 271 të burgosur. Sipas të dhënave të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në vitet 2016, 2017 dhe 2018, 268 të burgosur janë falur pjesërisht, ndërsa tre plotësisht.

Më shumë nga falja e presidentit në tre vitet e fundit kanë përfituar vjedhësit (45), më pas të dënuarit për vjedhje të rënda (38), të dënuarit për armëmbajtje pa leje (35). Ivanov ka falur edhe 27 vrasës dhe 18 të dënuar për financim të terrorizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lista e personave të falen nga presidenti e shqyrton Komisioni për Falje, i cili është trup pune i presidentit të shtetit, i përbërë nga 11 anëtarë, prej të cilëve njëri është kryetar i komisionit.


Komisioni për Falje punon në seanca që i thërret kryetari me iniciativë të tij dhe në bazë të përfundimeve të komisionit.

Këtë vit nuk ka pasur të dënuar që janë falur plotësisht nga presidenti, ndërsa vitin e kaluar është falur një i dënuar për veprën “fshehje tatimi”. Në vitin 2016 presidenti tërësisht ka liruar nga dënimi dy persona: një person për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion dhe një për veprën penale “mbulesë”.

Ndryshe, presidenti i shtetit nuk mund të falë persona të dënuar për vepra penale në zgjedhje, lirisë seksuale, vepra penale kundër fëmijëve dhe të miturve, dëmtim të shëndetit të njeriut, si dhe vepra penale me lëndët narkotike./Telegrafi/