Për nder të 28 Nëntorit, në Shtime u zhvillua aksion i dhurimit të gjakut. Në këtë aksion kanë marrë pjesë shumë qytetarë. Organizatorët thonë se aksioni do të zhvillohet çdo vit për Festën e Flamurit.
Arben Behrami nga Komuna e Shtimes, për festën e 28 nëntorit vendosi që pasditen e tij ta shfrytëzojë duke dhuruar gjak për njerëzit në nevojë. Ai lut të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksionit humanitar të ndërmarrë në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.
“Sot e kemi festë, është ditë pushimi. Kam pasur kohë për të dhuruar gjak. Iniciativë e mirë iu kisha bërë apel të gjithë shqiptarëve të dhurojnë gjak sa më shumë”, deklaroi qytetari Arben Behrami.
Në këtë iniciativë, nuk ishin vetëm qytetarët që dhuruan gjak. Edhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli dhuroi gjak për të dëshmuar edhe rëndësinë e kësaj dite.
“Unë isha këtu bashkë me Kryesuesen e Kuvendit, bashkë me drejtorët dhe këshilltarët komunal, që të solidarizohemi dhe të dhurojmë gjak sepse është kontributi më i mirë që mund t’i bëjmë popullit tonë, duke pasur parasysh se nevojat për gjak janë të vazhdueshme”, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.
Ndërsa njëri ndër organizatorët, thotë se qëllimi i kësaj iniciative, ka një simbolikë të madhe.
“Qëllimi i këtij aksioni është që ne në këtë kohë lirie, kohë paqe të mund të bëjmë diçka që nuk kemi mundur të bëjmë në kohë lufte, qoftë për arsye tjera qoftë për shkak të moshës. Për kohën moderne, patriotizëm ka qenë ky aksion”, deklaroi organizatori i aksionit Lumni Amrushi.
Doktor, Fatmir Hajdari, thotë se numri i qytetarëve që kanë dhënë gjak, këtë vit është rritur dukshëm nga viti i kaluar.
“Këtë vit, dukshëm është rritur numri i dhuruesve të gjakut. Kanë ardhur nipat mbesat, hallall iu koftë atyre që po dhurojnë gjak”, deklaroi mjeku Fatmir Hajdari.
Sipas organizatorëve kjo iniciativë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje