LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uron 28 nëntorin

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi uron 28 nëntorin
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në emër të tij dhe në emër të deputetëve të Kuvendit dërgoi urim me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Republikë së Shqipërisë, vendit që, siç thuhet në urim, është fqinji ynë i drejtpërdrejtë dhe mik i dëshmuar.

Partitë politike shqiptare urojnë 28 nëntorin
Lexo po ashtu Partitë politike shqiptare urojnë 28 nëntorin

“Kjo festë e rëndësishme është thellë e ngulitur në memorien historike kolektive kombëtare dhe në zemrat e të gjithë pjesëtarëve të popullit shqiptar, ndërsa shqiptarët, si pjesë e rëndësishme dhe integrale e Republikës së Maqedonisë janë indi bashkues dhe kontribuues i vlefshëm në përparimin dhe zhvillimin e shtetit dhe rajonit. Sot, kur shënohet 106 vjetori prej kur diplomati i dalluar Ismail Qemali, bashkë me delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë, shqiptarët, kudo që të gjenden e kremtojnë këtë simbol të rilindjes kulturore kombëtare. Gëzuar dhe për shumë vite!”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Talat Xhaferi./Telegrafi/