LAJMI I FUNDIT:

Pritet mirë “Psikopatja jote” nga Fifi dhe MC Kresha, arrin një milion klikime për një ditë

Pritet mirë “Psikopatja jote” nga Fifi dhe MC Kresha, arrin një milion klikime për një ditë

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, dhe reperi i njohur MC Kresha, janë prezantuar së fundmi në festivalin “Kënga Magjike”.

“Psikopatja jote” titullohet bashkëpunimi i tyre – këngë e cila është punuar nga Apollo , StrikeBeatz dhe K-Master.


Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Fifi dhe MC Kresha, gjersa dyshja patën një paraqitje të shkëlqyer në skenën e fazës së parë të festivalit, në spektaklin “E Diela Shqiptare”.

Fifi dhe MC Kresha gjatë interpretimit në “Kënga Magjike” (Foto: MaxProduction/YouTube)

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, dhe që në orët e para ka pasur një impakt të madh tek fansat.

Vetëm përbrenda një dite, kjo këngë ka arritur mbi një milion klikime në kanalin YouTube, me çka vërteton pëlqyeshmërinë që kjo këngë pati te fansat.

Foto: Filloreta Raçi/InstaStory

E lumtur për këtë fakt, Fifi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Urime milioni i parë”.

Mesa duket, edhe vet interpretuesit e këngës janë të lumtur me suksesin që kjo këngë ka shënuar në pak kohë pas publikimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori