Kërpudhat dhe ushtrimet fizike – çelësi për shëndet të mirë gjatë dimrit
Dimri thuajse asnjëherë nuk është periudhë e mirë për një plan fitnesi dhe shëndeti, pavarësisht qëllimeve më të mira që mund t’i kemi.
Në këtë periudhë të motit të tmerrshëm dhe bollëkut me ushqime të mira të ngrohta, shumica e njerëzve heqin dorë nga qëllimet që ua vënë vetes, transmeton Telegrafi.
Por, prapëseprapë ka disa mënyra se si mund të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit, e një nga këto mënyra përfshin konsumimin e më shumë kërpudhave.
Po pra, kërpudhave – perimeve të shëndetshme që nuk kanë shije perimesh aspak.
Duke folur për ‘Prima’, trajneri me bazë në Londër Keith McNiven ka japë disa këshilla se si mund të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit.
Një nga këshillat e tij ka qenë konsumimin i kërpudhave, për të cilat thotë se janë të mbushura me shumë vitamina e nutrientë, kanë pak yndyrë, pak kripë, si dhe pak kalori.
Ato janë të mbushura edhe antioksidues, ndërkaq kërpudhat si ushqim njihen se ju mbrojnë nga dëmet e plakjes dhe jua forcojnë sistemin e imunitetit.
Por, vlen të ceket se trajneri thotë, pavarësisht mënyrës së mirë që ushqeheni, është esenciale që gjithashtu të ushtroni në mënyrë që të keni një shëndet të mirë. Madje, sipas tij, nëse nuk keni kohë të shkoni në palestër, gjithsesi provoni të bëni 20 minuta ushtrime në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit