LAJMI I FUNDIT:

Baliqi: Qytetarët nuk po i vërejnë efektet e marrëveshjeve Kosovë – Shqipëri (Video)

Baliqi: Qytetarët nuk po i vërejnë efektet e marrëveshjeve Kosovë – Shqipëri (Video)

Profesori universitar, Bekim Baliqi ka thënë se nuk ka bashkëpunime konkrete mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën ekonomike.

“Është një lloj parade politike [Kosovë – Shqipëri]. Arrihen marrëveshje me një ceremoni dhe mbesin aty. Bashkëpunimi më shumë është administrativ se politik”, tha Baliqi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.


Baliqi thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të marrin modele të suksesshme të bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme.

“Mund të merret modeli i bashkëpunimit i vendeve të ndryshme. Shembull bashkëpunimi franko-gjerman. Aty keni bashkëpunime konkrete shembull hekurudha. Te ne as që mendohet për projektin e hekurudhave”, tha ai.

Ai ka thënë se ka disa marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë që janë ripërsëritur por ka edhe disa çështje tjera që mes vendeve të BE-së janë harruar.

“Roamingu në BE sot nuk ekziston. Kemi shkolla të përbashkëta franko-gjermane, ku ka shkëmbim të arsimtarëve dhe profesorëve… Ne mund të flasim me patriotizëm, emocione etj., por hapa konkrete në këto marrëdhënie mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë marrë, që qytetarët e vendeve tona t’i vërejnë”, tha Baliqi, përcjell Telegrafi.

Profesori universitar thotë se objektivi i shpallur nga qeveria shqiptare në vitin 2013 për të ngritur shkëmbimet tregtare me Kosovën në 500 milion euro nuk është realizuar.

“Ministri Ahmetaj kishte deklaruar së qëllimi ishte rritja e vëllimit tregtar në 500 milionë. Tani ne kuptuam se shkëmbimet tregtare ishin 200 milion⌂ euro. Pra objektivi i vitit 2013, apo 2014 nuk është realizuar”, deklaroi më tej  Baliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori