LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon propozimi i MKRS-së për harmonizim të Ligjit për Kinematografinë

Nuk kalon propozimi i MKRS-së për harmonizim të Ligjit për Kinematografinë

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji ka shqyrtuar sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe atë për Bibliotekat.

Propozimi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit për harmonizim të Ligjit për Kinematografinë nuk kaloi, pasi pro votuan vetëm tre anëtarë të komisionit të partive në pushtet, ndërsa kundër ishin tre anëtarët tjerë të opozitës.

Pas kësaj, vazhduan polemika të anëtareve të komisionit ku Teuta Haxhiu dhe Albulena Balaj-Halimaj lëshuan sallën për arsye të, siç thanë, ‘fjalorit’ të kryetarit të komisionit.


Gjithë diskutimi ishte te neni 55, pasi anëtarët e komisionit nga radhët e opozitës kërkuan ndryshimin e tij. Sipas tyre, gjobat që lidhen me ndryshimin e objekteve të destinacionit për kulturë janë shumë të vogla.

Ismail Kurteshi, kryetari i këtij komisioni, tha se harmonizimi i ligjit nuk ka të bëjë me komisionin që ai kryeson, porse me këtë duhet të merret drejtësia.

“Arsyetimi për harmonizim i Ministrisë nuk është obligim i këtij komisioni, pasi me ato të merret drejtësia. Unë jam kundër këtij ndryshimi, pasi përdorimi i këtyre hapësirave me gjoba të ulëta është e dëmshme”, tha ai.

Ankesa të mëdha në lidhje me nenin 55 që flet për gjobat kishte dhe Driton Çaushi nga PSD. Sipas tij, gjobat për ata që ndryshojnë destinimin e objekteve kulturore duhet të kthehet siç ishte në të kaluarën deri në 100 mijë euro.

Edhe anëtarja e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se gjobat për kundërvajtje janë të vogla.

“Gjoba është shumë e vogël, nëse ndërrohet destinacioni i kinematografisë, ky është një defekt. Ky projektligj duhet të kthehet dhe nëse nuk ndryshohet, unë jam kundër”, tha ajo. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë

"Clinti më ngjante me një mace": Sergio Leone për rolin që e bëri Eastwoodin një yll filmi

Filmi
Në katundin tim kurrë nuk ka ndodhur gjë më interesante se dasma ime

Në katundin tim kurrë nuk ka ndodhur gjë më interesante se dasma ime

Gogeni i egër

Gogeni i egër

Piktura
Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori

Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Agatha ...

Agatha ...

Kalo në kategori