LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala zbulon qëndrimin e Edi Ramës për taksën ndaj Serbisë

Ministri Shala zbulon qëndrimin e Edi Ramës për taksën ndaj Serbisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala duket i lumtur në një fotografi të publikuar në shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Kjo ndoshta për faktin se Rama mund të ketë mbështetur Kosovën në aplikimin e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

“100 për qind’ është mbishkrimin në fotografinë e Shalës me Ramën.


Ministri i Financave në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj, dje u shpreh kundër taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

Qëndrimin e tij të publikuar në Facebook ai e fshiu pasi mori kritika të shumta.

Ndërkohë po sonte Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka treguar se në mes të Kosovës dhe Shqipërisë së shpejti nuk do të aplikohet asnjë taksë.