LAJMI I FUNDIT:

Incident pranë brigjeve të Krimesë: Rusët qëllojnë anijen ukrainase

Incident pranë brigjeve të Krimesë: Rusët qëllojnë anijen ukrainase

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka mbytur një anije të sajën pranë brigjeve të Krimesë, duke shtuar tensionet detare.

Një deklaratë e Marinës ukrainase thotë se, akti agresiv ndodhi ndërsa 3 mjete të saj po lundronin drejt Mariupolit, në detin Azov. Anija “Yana Kapu” pësoi dëmtime në motor dhe në trup pas goditjes.

Por, Rusia thotë se anijet ndodheshin në ujëra ruse dhe akuzon Ukrainën për akte provokative. Sipas Moskës, 3 anijet ukrainase po përpiqeshin të krijonin një situatë konflikti në rajon.


“Ato hynë ilegalisht në një zonë përkohësisht të mbyllur të ujërave territoriale ruse”, tha shërbimi rus i sigurisë “FSB” në një deklaratë për shtyp.

Ukraina, sidoqoftë thotë se i kishte informuar rusët për planet e saj të lëvizjes së anijeve drejt Mariupolit. Marina ukrainase tha në deklaratën e saj se, Rusia shkeli Konventën e OKB-së dhe ligjin e detit.

Deti Azov gjendet në lindje të gadishullit të Krimesë, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014, dhe në jug të rajoneve që kontrollohen nga separatistët prorusë.

Ndërsa të dyja vendet kanë premtuar qasje të lirë në detin Azov, Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake dhe inspektimet, me disa që i quajnë veprimet e saj një bllokadë ekonomike të Ukrainës në portet e detit Azov, në lindje të vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori