LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Shpresoj se ishte një gafë e ministrit, jo qëndrim i Qeverisë së Shqipërisë, për taksën ndaj mallrave serbe (Video)

Panxha: Shpresoj se ishte një gafë e ministrit, jo qëndrim i Qeverisë së Shqipërisë, për taksën ndaj mallrave serbe (Video)

Drejtorin Ekzekutiv të Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se është e çuditshme deklarata e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili e kishte quajtur si të pashëndetshme për ekonominë e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Panxha, i cili ishte mysafir në emisionin “Bardh e zi” ne Scan TV, ka thënë se është e çuditshme kjo deklaratë e ministrit shqiptar Ahmetaj.


Ai thotë se gjatë takimit që kishin me prodhuesit e Shqipërisë është informuar se ka reaguar ministri i Financave i Shëipërisë.

“Për neve kjo është e çuditshme. Nuk e kemi pritur këtë reagim. Nuk kanë reaguar shumë shtete të fuqishme evropiane. Pra mos reagimi i tyre është një neutralitet”, tha Panxha, përcjell Telegrafi.

Qeveria e Shqipërisë kundër taksës ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Shqipërisë kundër taksës ndaj Serbisë

“Shpresoj që ky është një gafë i minsitrit dhe nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Shqipërisë”, tha Panxha.

Ai më tej tha se nuk kanë marrë ndonjë reagim nga kryeministri Rama.

Panxha tha se  më 29 dhe 30 nëntor është Konventa e Prodhuesve ku do të ftohen edhe prodhuesit nga Shqipëria.

“Për neve është shumë i rëndësishëm tregu i Shqipërisë dhe i Maqedonisë, sepse tregu i Serbisë dhe Bosnjës për neve është ‘mollë e nadaluar’….”, tha ai.

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj ministrit shqiptar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Lexo po ashtu Klubi i Prodhuesve reagon ndaj ministrit shqiptar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Panxha tha se askush nga Qeveria e Maqedonisë nuk është deklaruar lidhur me taksën për mallrat serbe.  “Për neve është e papritur deklarata e minsitrit të Financave të Shqipëerisë. Këtë nuk e kemi pritur nga ai”, tha Panxha.

Dy ditë para se të mbahet mbledhja e dy qeverive shqiptare, mes asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë në Qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj e ka quajtur si të pa shëndetshme për ekonomin e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Zmbrapset ministri i Edi Ramës që është kundër taksës, fshinë postimin ku lavdëronte miqësinë me Serbinë
Lexo po ashtu Zmbrapset ministri i Edi Ramës që është kundër taksës, fshinë postimin ku lavdëronte miqësinë me Serbinë

Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori