LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj ministrit shqiptar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj ministrit shqiptar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Klubi i Prodhueseve të Kosovës reagon ndaj deklarimit të fundit të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili nuk e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ju vihet taksë prej 100 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe e ka quajtur si të pashëndetshëm për të dy ekonomitë.

Klubi i Prodhuesve shpreson që ky është vetëm një gafë personale e ministrit Ahmataj dhe nuk shpreh qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Shqipërisë.


Ndryshe, në një intervistë për televizionin Scan, ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave shkon si kosto mbi qytetarët.

Qeveria e Shqipërisë kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe (Video)
Lexo po ashtu Qeveria e Shqipërisë kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe (Video)

Ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. Ndërsa për bizneset në Shqipëri masa e marrë nga Qeveria e Kosovës është e drejtë, por e vonuar në kohë, njëherësh edhe si mundësi dhe si një derë e hapur në rrugën drejt tregut të Kosovës. /Telegragi/