LAJMI I FUNDIT:

Modeli më i ri i BMW X5 vjen në Auto Sherreti ende pa dalë në shitje!

Modeli më i ri i BMW X5 vjen në Auto Sherreti ende pa dalë në shitje!

Në shtator u konfirmua modeli i ri i BMW X5, kurse në nëntor është shfaqur për herë të parë në showroom të ndryshëm në botë, ndërsa në vendin tonë, modeli më i ri vjen ekskluzivisht te Auto Sherreti.

Modeli më i ri i BMW X5 M50D xDrive tashmë ka arritur me veçori të reja plot teknologji dhe me karakteristika gjysmë-autonome të rëndësishme për sigurinë.


Vetura e re është gjenerata e katërt e X5 dhe është një prej modeleve më të famshme të BMW.

Kompania ka shitur tashmë 2.2 milionë njësi që prej se në treg doli X5 i parë. Brendi gjerman i veturave shpreson që të vazhdojë me këtë sukses edhe me tipin më të ri të X5, i cili tashmë gjenden në shoëroom të Auto Sherretit, ende pa dalë në shitje.

Vlerësimet e ekspertëve

Nga brendësia, ekspertët vlerësojnë se bordi i X5 është shumë i përmirësuar krahasuar me modelin e mëparshëm. Janë vënë dy ekranë digjitalë, me njërin që tregon panelin e instrumenteve prapa timonit dhe një tjetër që jep informacione të përgjithshme mbi veturën.

“I mençur, me materiale të cilësisë së lartë të vendosura për t’u përkujdesur për ndjeshmëri, duke mos ndjekur hapin e Audi Q8 për t’u bërë i tëri me ekran digjital. Në X5 mund t’i përdorni butonët pa u shpërqëndruar”, shkruajnë ekspertë.

Gjatë ngasjes, X5 ofron një stabilitet të pa parë, shkruajnë ekspertë të Top Gear, teksa në të njëjtën kohë ka kontroll të hatashme, sidomos e veçantë kjo për një veturë që peshon 2.2 tonë.

X5 M50 xDrive thjesht nuk ka dobësi.

Dizajni

Dizajni i X5 të ri është më modern se sa modeli paraardhës dhe ka disa elemente nga veturat e BMW që janë shfaqur si koncept për të ardhmen.

Grila në pjesën e përparme nga kromi derivon nga modeli i ardhshëm i X7 SUV dhe nga vetura sportive Z4.

Qasja praktike është po ashtu prioritet. Grila e përparme është e dizajnuar në atë formë që të përmirësojë efiçiencën aerodinamike.

Prapa, BMW ka inkorporuar ka vendosur për një dizajn që ofron më shumë ndjesi, sikur Range Rover.

BMW ka shtatë ulëse, pasi ka një veçori për të formësuar pjesën e prapme në atë formë që të krijohen dy ulëse shtesë.

Teknologjia

Kabina ka një pamje krejt të freskët dhe është e paketuar me teknologjinë e fundit të enterierit. Kjo përfshin një versiontë përditësuar të sistemit iDrive që mbështetet në zë dhe në gjestikulacione.

Ngasësit i qasen sistemit me anë të ‘touchscreenit’ 12.3 inch në mes të bordit. Sipas Cnet, paneli tashmë është edhe më lehtë i qassshëm dhe ofron instruksione të vazhdueshme në forma të ndryshme. Kjo do të thotë se ngasësit ndjejnë një vibrim të lehtë kur e shtypin butonin në ekran.

Vetura ka edhe një varg të veçorie gjysmë autonome të dizajnuara për të përmirësuar sigurinë në rrugë. Ngasësit mund të zgjedhin opsione si mbajtja e drejtë e rrugës, që e mban veturën në rrugën e drejtë pa e kaluar shiritin, ashtu sikurse një sistem alarmues në rast se vetura në formë të papritur rrëshqet në anën tjetër të rrugës, gjithnjë sipas Top Gear.

Ngasësit poashtu përfitojnë nga asistenti i kthimit prapa që menaxhon mënyrën se si lëvizni prapa me X5 tuaj të ri.

Motori dhe performanca

BMW X5 M50d xDrive 2019 që gjendet në Auto Sherreti vjen me një motor quad-turbo dizel 3.0 me 400 ps me tetë shpejtësi.

BMW ka konfirmuar se një variant i motorit hybrid do t’i bashkohet këtij modeli shumë shpejt.

Tashmë mund ta shikoni modelin më të ri të BMW X5 M50d xDrive 2019 në Auto Sherreti, ende pa dalë në shitje, ku mund të informoheni për detajet e këtij modeli të SUV të mrekullueshëm.

/Telegrafi/