LAJMI I FUNDIT:

Thaçi vizitë zyrtare në ShBA, koordinohet me amerikanët për marrëveshjen me Serbinë

Thaçi vizitë zyrtare në ShBA, koordinohet me amerikanët për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenca e ka konfirmuar për Telegrafin se Thaçi do të ketë takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë, me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me kongresmenë dhe senatorë të ndryshëm amerikanë.

Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, presidenti Thaçi do të ketë edhe takime tjera të rëndësishme me personalitete që kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.


Kjo vizitë e presidentit Thaçi në SHBA, përveç çështjeve bilaterale, ndërlidhet direkt me fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Atje pritet të diskutohet rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e cila, sipas Presidencës, Kosovës i siguron njohje nga Serbia dhe hapje të rrugës për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në të gjitha proceset e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga Rambujeja e deri në dialogun e tashëm për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.

Në margjina të ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, gjatë një takimi me presidentin Thaçi, përkrahje dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kishte dhënë edhe vetë presidenti i SHBA-së, Dondald Trump. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Lajme
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori