LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: City favorit për triumfin e radhës ndaj West Hamit

Formacionet zyrtare: City favorit për triumfin e radhës ndaj West Hamit

West Ham Unitedi është kundërshtari i radhës i Manchester Cityt në Ligën Premier.

Lideri i kampionatit anglez numëron 32 pikë në krye të tabelës, dy më shumë se përcjellësi i parë, Liverpooli.

Në 12 javët e para, kampioni në fuqi ka regjistruar dhjetë fitore dhe dy barazime, dhe është favorit për triumfin e radhës.


Nga ana tjetër, West Hami ka arkëtuar 12 pikë nga tri fitore, tri barazime dhe gjashtë humbje, dhe pozicionohet në vend të 13-të në tabelë.

Kjo sfidë do të ofrojë edhe një përballje taktikash ndërmjet Manuel Pellegrinit dhe Pep Guardiolas.

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Fabianski, Zabaleta, Diop, Balbuena, Masuaku, Diangana, Rice, Obiang, Anderson, Antonio, Arnautovic.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Delph, Laporte, Otamendi, Gundogan, Fernandinho, Silva, Sane, Sterling, Aguero. /Telegrafi/