LAJMI I FUNDIT:

Persona të armatosur me granata dore dhe rripë të mbushur me eksploziv sulmojnë konsullatën kineze në Pakistan, humbin jetën katër persona (Foto/Video, +18)

Persona të armatosur me granata dore dhe rripë të mbushur me eksploziv sulmojnë konsullatën kineze në Pakistan, humbin jetën katër persona (Foto/Video, +18)

Katër persona janë vrarë sot kur persona të armatosur me granata dore dhe me rripa të mbushur me eksploziv sulmuan konsullatën kineze në qytetin pakistanez Karachi, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi, duke shtuar se sulmi është kryer nga një grup separatistësh.

Zyrtarët policorë kanë deklaruar se dy pjesëtarë të policisë janë vrarë së bashku me një baba dhe të birin e tij, të cilët kishin kërkuar vizat kineze dhe kishin rastisur të gjejnë veten mes shkëmbimit të zjarrit, transmeton Telegrafi.


Autoritetet pakistaneze kanë njoftuar se forcat e sigurisë kanë siguruar zonën pas sulmit të fundit ndaj qytetarëve kinezë në këtë vend, ku Pekini zyrtar ka derdhur miliarda dollarë në njërin nga projektet më të mëdha të quajtur “Beld and Road”.

Sulmuesit kishin vrarë policët dhe ishin futur brenda objektit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur personat e armatosur hapin zjarr në drejtim të rojeve.

Zyrtari i lartë policorë Ameer Ahmad Sheikh, ka deklaruar se 21 qytetarët kinezë përfshirë diplomatë dhe pjesëtarë të stafit civil, brenda konsullatës nuk kanë pësuar lëndime gjatë sulmit të përgjakshëm. Sulmi thuhet se është kryer nga Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA), një grup separatistësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori