Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK) thotë se është duke operuar me 400 Megavat për orë dhe se nga dita e mërkure “Njësia A4” e termocentralit “Kosova A” është jashtë funksionit.
KEK me anë të një njoftimi për media thotë se është duke prodhuar me tri blloqe, ndërsa sipas tyre, operatorët e licencuar në treg janë të obliguar ta sigurojnë sasinë tjetër të energjisë nga importi.
“Sipas bilancit energjetik, deri me 15 dhjetor 2018 ka qenë e planifikuar të kemi në operim dy njësi gjeneruese në TC ‘Kosova A’ dhe një njësi gjeneruese në TC ‘Kosova B’. Aktualisht jemi në prodhim me ‘Njësinë B2’ të TC ‘Kosova B’ e po ashtu me ‘Njësinë A3’ të TC ‘Kosova A’. Kapacitetet tona prodhuese aktualisht janë mbi 400 Megavat për orë energji elektrike. Kurse, njësia A4 e TC ‘Kosova A’, me datën 21.11.2018 është jashtë operimit për shkak të një defekti teknik të paraqitur në rrjedhën e Kaldajës (kjo njësi është instaluar para 60 viteve, prandaj ka probleme të mëdha teknike). Sipas obligimeve dhe rregullave të tregut, KEK-u me kohë, 24 orë me herët i ka njoftuar operatorët për këtë ndalesë. Sipas planifikimit pritet të kthehet në prodhim më datën 26.11.2018. Edhe një herë dëshirojmë ta sqarojmë se KEK-u e ka për obligim të prodhoj aq sa ka kapacitete dhe mundësi teknike dhe t’i njoftojmë me kohë, 24 orë me herët operatorët për sasinë e prodhimit vendor, ndërsa operatoret e licencuar në treg (KEDS / KESCO dhe KOSST) janë të obliguar ta sigurojnë sasinë tjetër të energjisë nga importi”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, përcjell Telegrafi.
Korporata Elektroenergjetike tregon se nuk ka përgjegjësi sa i përket furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike.
“KEK-u nuk ka asnjë përgjegjësi sa i përket furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike dhe reduktimeve që po ndodhin. Sipas licencës, KEK-u nga viti 2013 ka përgjegjësinë ekskluzive vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe eksploatimit të thëngjillit. Kurse, furnizues publik (furnizues i shërbimit universale) nga viti 2013, sipas licencës është KEDS/KESCO. Ky operator ka përgjegjësi dhe obligim për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Ndërsa KOSTT është përgjigjes për balancimin e sistemit të energjisë elektrike. Prandaj, për reduktimet apo mungesën e energjisë elektrike të konsumatorëve duhet të japin llogari ata të cilët janë të licencuar dhe kanë këto obligime”, vijon njoftimi.
Në fund, KEK thotë se nuk ka përgjegjësi për reduktimet.
“Ne jemi duke bërë maksimumin brenda mundësive tona teknike qe t’i mbajmë në prodhim njësite tona prodhuese në mënyre qe të mbulojmë sa me shumë konsumin, por nuk kemi përgjegjësi për reduktimet dhe as të sigurojmë sasinë tjetër të energjisë së nevojshme”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025