LAJMI I FUNDIT:

Këta janë katër personat e arrestuar në veri, dy prej tyre zyrtarë policor

Këta janë katër personat e arrestuar në veri, dy prej tyre zyrtarë policor
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot disa persona, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda nën udhëheqjen e Prokurorit Special të Prokurorisë Speciale të RKS-së, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, sot më 23.11.2018, pas hetimeve disa mujore dhe me urdhëresë të gjykatës, ka kryer kontrolle në katër lokacione në qytetin e Mitrovicës-Veri.


“Në këtë operacion janë arrestuar katër persona, tre prej tyre që dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, kurse një person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Lexo po ashtu Policia konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:  A.C. 1965;  N.S. 1976, njëherësh zyrtar policor  në Veri të Mitrovicës;  D.M. 1970, po ashtu zyrtar policor në Veri si dhe M.R. viti i lindjes 1993.

Ndërsa personi  i cili  ende mbetet në kërkim policor, pasi nuk është gjetur në lokacionin e tij është M. R, 1978.

Këta janë katër personat e arrestuar në veri
Lexo po ashtu Këta janë katër personat e arrestuar në veri

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori