LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon komandantin e KFOR-it, vlerëson angazhimin e tyre në Kosovë

Haradinaj takon komandantin e KFOR-it, vlerëson angazhimin e tyre në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, me të cilin ka bashkëbiseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe ishte vlerësim i përbashkët se në Kosovë mbretëron një situatë e mirë e sigurisë.

Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar rolin e komandantit dhe të ushtarëve të KFOR-it, për angazhimin e tyre në Kosovë dhe popullin e saj, duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

“Nën udhëheqjen tuaj KFOR-i ka dhënë kontribut në krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe për këtë u jemi mirënjohës si vend dhe si popull”, tha kryeministri Haradinaj.


Më tej, kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, në proceset zhvillimore të vendit, duke veçuar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale, multietnike dhe gjithëpërfshirëse.

Për rolin konstruktiv në krye të KFOR-it dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, kryeministri Haradinaj e ka nderuar Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, i ka prezantuar kryeministrit Haradinaj të arriturat e ushtrimit “Shpata e Argjendtë”, ushtrim ky që organizohet nga KFOR-i dhe përfshinë të gjitha institucionet vendore të sigurisë dhe ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet vendore, veçmas me ato të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori