LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë për vrasje në tentativë dhe kanosje ndaj dy personave në Pejë

Ngritet aktakuzë për vrasje në tentativë dhe kanosje ndaj dy personave në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale ”Vrasje në tentativë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas një njoftimi për media, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A, më datën 10/10/2018, rreth orës 17:10, në fshatin Muzhevinë Komuna e Istogut, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.I, në atë mënyrë që kur babi i tij, këtu i pandehuri E.A, i tregon për një mosmarrëveshje me të dëmtuarin U.I, i pandehuri shkon në shtëpinë e tij, merr pistoletën dhe me tu paraqitur i dëmtuari U.I, i drejtohet me fjalët “Pse ti po ma kërcënon babën”, derisa dëshmitari Y.I ishte duke u marr me të pandehurin E.A, i cili kishte ngritur ‘hunin’ për ta goditur të dëmtuarin U.I, i pandehuri L.A kishte shtënë me armë, duke e qëlluar të dëmtuarin U.I në pjesën e regjionit të sipërm të kofshës se këmbës se majtë, ku për pasojë i dëmtuari bie pa ndjenja në tokë, ndërsa i pandehuri ikë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/