LAJMI I FUNDIT:

Gazetari turk i sportit pëson sulm në zemër gjatë transmetimit live (Video, +16)

Gazetari turk i sportit pëson sulm në zemër gjatë transmetimit live (Video, +16)

Ky është momenti rrëqethës kur një gazetar pëson sulm në zemër gjatë transmetimit live në televizion, vetëm 10 ditë pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër për të zgjidhur problemet e rrahjeve të çrregullta (aritmi).

Sukru Oytan së fundmi ishte diagnostifikuar së fundmi me një sëmundje të zemrës ndryshe e njohur si aritmia që ka rrahje të shpeshta apo të rralla të zemrës, dhe për ta shmangur më të keqen i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, transmeton Telegrafi.

Duke menduar se gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, Oytan i është rikthyer punës si gazetar i sportit në një televizion lokal në provincën turke Eskisehir. Por derisa po komentonte ndeshjen mes Eskisehirspor-Umraniyespor, ai papritmas u rrëzua me fytyrë në tavolinë.


Kjo ngjarje e tmerrshme është parë nga shumë shikues pasi po transmetohej live në televizion, kurse me të parë se çfarë i ndodhi kolegut të tij Guven Sabaz u ngrit në këmbë për ta ndihmuar po Oytan përfundoi në tokë.

Në një deklaratë të lëshuar nga menaxhmenti i televizionit, thuhet se Sukru Oytan kishte humbur vetëdijen gjatë transmetimit live, vetëm disa ditë pasi kishte pasur një ndërhyrje kirurgjike për shkak të problemeve me aritminë.

“Ai është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkaq mjekët kanë konfirmuar gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. I urojmë shërbim të shpejtë dhe çdo të mirë atij dhe familjes”, thuhet ndër tjera në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori