LAJMI I FUNDIT:

Kurti kërkon pajtim të partive politike rreth raportit për bisedime me Serbinë

Kurti kërkon pajtim të partive politike rreth raportit për bisedime me Serbinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media  ka kërkuar që subjektet politike në Kosovë të arrijnë konsensus për përpilimin e një liste ku Serbisë i kërkohet njohja e pavarësisë dhe zbulimi i personave të pagjetur.

Ai ka përmendur edhe disa hapa, që sipas tij duhet të jenë pjesë e planit për bisedimet me Serbinë.

“Hapi i parë i përgatitjes për bisedime me Serbinë është krijimi i një raporti me pëlqimin e të gjitha subjekteve politike në vend. Nuk mund të pajtohemi me Serbinë nëse nuk pajtohemi me njëri-tjetrin rreth këtij raporti”, ka thënë Kurti.


Kurti shtoi se presidenti Thaçi duhet t’i ndalë pazaret territoriale me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova ende nuk ka ndonjë dokument të qartë për kërkesat që ka ndaj Serbisë.

Madje ai ka shtuar se Kosova nuk është shtet serioz nëse nuk i kërkon borxhin Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës në vend.

“Jam optimist që mund ta ndërtojnë konsensusin parlamentar e qeveritar për kërkesat tona ndaj Serbisë. Është dëm i madh për demokracinë tonë që na ka hyrë Serbia në mes e na ka përçarë”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se urgjentisht Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë dy seanca plenare për përgatitjen e Kosovës për vazhdimin e bisedimeve.

Kurti tha se në seancën e parë të Kuvendit do të duhej të shqyrtohej raporti që është dërguar nga qeveria në lidhje me marrëveshjet paraprake të dialogut 6-vjeçar me Serbinë, për të cilin Kurti tha se Kryetari i Kuvendit po e mban të bllokuar këtë raport.

Dhe në seancën e dytë sipas tij do të duhej të shqyrtoheshin dhe të krijohet një listë me kërkesa ndaj Serbisë.

Sipas Kurtit kjo listë do të duhej t’i përmbante këto kërkesa:

-Njohja juridike e Kosovës nga Serbia dhe kërkesa që ajo ta ndryshonte kushtetutën e saj dhe ta heq fjalinë ku thuhet se krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë e territorit të Serbisë.

-Zbardhja e fatit të të pagjeturve, në Kosovë ka pasur krime lufte e krime kundër njerëzimit të cilat i ka kryer Serbia dhe ende nuk ka kërkuar falje.

-Reciprociteti i njohjes së të drejtave të pjesëtarëve të Kosovës që jetojnë në Serbi e anasjelltas.

-Të na i kthejë regjistrat civilë e kadastrave. Të na e paguajë dëmin e luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori