LAJMI I FUNDIT:

Miami pëson edhe një humbje, fitojnë Netsat

Miami pëson edhe një humbje, fitojnë Netsat

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Miami Heat ka pësuar humbje para shikuesve të vetë në “American Airlines Arena” për të regjistrua pësimin e 11 në kampionat.


Brooklyn Nets nuk lejuan për asnjë moment të befasohen nga vendasit duke i mposhtur me rezultat 104-92.

Në fakt, pjesa e parë përfundoi me tre pikë epërsi për Heats, por që periudha e fundit ishte fatale për ta duke pranuar 30 pikë e realizuar vetëm 15 sosh.

Basketbollisti më efikas te Miami ishte Hassan Whiteside, i cili regjistroi ‘double-double’ fantastik prej 23 kërcimeve dhe 21 pikëve. Ai u ndihmua edhe nga Josh Richardson që shtoi 16 pikë e një pak i realizoi Rodney McGruder.

Te mysafirët më i miri në parket ishte D’Angelo Russell që shënoi njëzet pikë gjersa Spencer Dinwiddie ka realizuar 16 pikë.

Pas kësaj, Heat kanë bilanc prej gjashtë fitoreve dhe 11 humbjeve ndërsa për Netsat ky ishte triumfi i tetë kundrejt dhjetë pësimeve.

Në ballafaqimin e radhës, Miami do të takohet me Chicago Bulls gjersa Brooklyn do të jetë mysafirë i Dallas Mavericks. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Orlando 91-93 Toronto

Washington 125-118 L.A. Clippers

New York 114-118 Portland

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori