LAJMI I FUNDIT:

Valon Berisha: Jemi një dhe bashkë jemi të pandalshëm

Valon Berisha: Jemi një dhe bashkë jemi të pandalshëm

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, u shpreh i ngazëllyer pas fitores prej 4-0 ndaj Azerbajxhanit.

Skuadra e Kosovës ka shënuar fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit.


Dhe, kapiteni në këtë ndeshje, Valon Berisha, u shpreh tejet i kënaqur me lojën e ekipit tonë.

“Jam krenar dhe e kam bërë për shtetin tim, për familjen time, për gjakun tim. Nuk kam pasur nevojë të mendojë gjatë për këtë zgjedhje, jam rritur në Norvegji, m’i kanë dhënë hapat e parë, por kur më është dhënë mundësia që të tregoj veten dhe të tregojmë se jemi një vend i futbollit, jam krenar që kam mundësinë të luaj për vendin time”.

“Emocionet gjithnjë janë shumë të mira kur luajmë në Prishtinë, dihet që të gjithë tifozët që kanë mundësinë të vijnë kanë ardhur, e dimë se ka pasur shumë tjerë që nuk kanë arritur të vijnë, falënderoj të gjithë ata që na kanë shikuar nga shtëpitë, por edhe ata që ishin këtu, na kanë motivuar për fitore”.

“Grupi po punon shumë mirë me njëri-tjetrin secili ka gjetur pozitën vet, secili lufton për njëri-tjetrin, nuk luajnë për vete, ne jemi një ekip, luajmë bashkë e punojmë bashkë, jemi një”.

“Ma merr mendja që Azerbajxhani ishte favorit, sepse kanë përvojë dhe kanë luajtur bashkë në kualifikime. Ne e kemi ditur se jemi ekip i mirë, kemi talent, jemi ekip i fortë, por dihet se ekipi po formohet dhe atmosfera është gjithmonë shumë e mirë. Normalisht që kemi menduar se kemi mundur të fitojmë, por jo 4-0, kemi pritur që të jetë më vështirë”, deklaroi Valon Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori