LAJMI I FUNDIT:

Mulaomerovic publikoi listën e Kosovës për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë

Mulaomerovic publikoi listën e Kosovës për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomerovic e ka publikuar listën e gjerë të Përfaqësueses A, e cila më 29 nëntor dhe 2 dhjetor do të zhvillojë ndeshjet në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë.

Kosova më 13 shtator në shtëpi të vet është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 76:73, derisa kjo e fundit ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76 dhe kështu i prin Grupit B.


Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.

Emër i ri në Përfaqësuesen e Kosovës është basketbollisti i natyralizuar, amerikani Malcolm Arsmtead, i cili luan në pozitën e plejmejkerit dhe i cili pritet të ndihmojë dukshëm ekipin e Kosovës në këto ndeshje mjaft të rëndësishme për Përfaqësuesen tonë. Armstead 29 vjeçar (1.83m) aktualisht është lojtar i skuadrës Büyükçekmece, anëtare e Superligës së Turqisë. Ai më parë ka luajtur edhe për Krka (Slloveni), Avtodor Saratov (Rusi), AEK Athens (Greqi), Istanbul BB (Turqi), Yeşilgiresun Belediye (Turqi), Neptūnas (Lituani) dhe Rethymno Cretan Kings (Greqi).

Duhet theksuar se Përfaqësuesja A më 24 dhjetor do të udhëtoj për në Debrecen të Hungarisë, ku do të qëndroj deri më 28 nëntor në përgatitje të përbashkëta, dhe më pas do të niset për në Oradea për t’u ballafaquar një ditë më vonë me Rumaninë, derisa pas ndeshjes me rumunët do të niset për në Gjevgjeli për t’u përballur me Maqedoninë më 2 dhjetor.

Lista e Kosova A

1. Dardan Berisha (kapiten)/KB Z Mobile Prishtina

2. Fisnik Rugova/KB Z Mobile Prishtina

3. Lis Shoshi/BC Maccabi Ashdod (Izrael)

4. Gëzim Morina/KK Sencur GDD (Slloveni)

5. Meriton Ismaili/KB Z Mobile Prishtina

6. Ergin Grosha/ KB Bashkimi

7. Leonard Mekaj/KB Golden Eagle Ylli

8. Valon Bunjaku/KB Z Mobile Prishtina

9. Andi Shehu/ KK Leone Ajdovscina (Slloveni)

10. Rron Ukaj/KB Rahoveci

11. Altin Morina/KB Z Mobile Prishtina

12. Mikaile Tmusic/KB Z Mobile Prishtina

13. Muhamedali Janjeva/KB Feronikeli

14. Malcolm Armstead/BC Büyükçekmece (Turqi)

Shtabi profesional

Damir Mulaomerovic – Përzgjedhës i Kosovës

Bujar Loci – Ndihmëstrajner

Ilir Selmani – Ndihmëstrajner

Andin Rashica – Ndihmëstrajner

Kujtim Shala – Fizioterapeut

Admirim Krasniqi – Fizioterapeut

Granit Rugova – Drejtor i Përfaqësueses

Artina Hasani – Staf i zyrës ekzekutive të FBK-së

Në trend Sport

Më shumë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori