LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për Programin për reforma në ekonomi

Diskutohet për Programin për reforma në ekonomi

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim një delegacion të lartë të Komisionit Evropian, kryesuar nga zëvendësshefi i Njësisë së DG NEAR në Komisionin Evropian Felipe de la Mota, me të cilët diskutoi për Programin për Reforma në Ekonomi (ERP).

Gjatë takimit ministri Bedri Hamza shprehu kënaqësinë se Programi për reforma në ekonomi në aspektin teknik ka arritur në masë të madhe qëllimin e vet, duke u integruar me sukses në ciklin e planifikimit të politikave dhe financave publike, dhe duke vendosur një standard më të lartë për kualitetin dhe kontekstin strategjik të politikë-bërjes në qeverisjen ekonomike.

Ai bëri të ditur se Zyra për Planifikim Strategjik në Qeverinë e Kosovës e ka përgatitur draftin e parë të prioriteteve të reformave strukturore që aktualisht përfshijnë 19 masa të reformës.


Ministri Hamza gjithashtu njoftoi delegacionin e Komisionit Evropian së Qeveria e Kosovës në fund të muajit tetor të këtij viti ka aprovuar Buxhetin e vitit 2019, i cili sipas tij bazohet në Kornizën e azhurnuar makro-fiskale për periudhën afatmesme 2019-2021.

“Plani ynë është që të sinkronizojmë përgatitjen e dy dokumenteve dhe ERP-in ta shfrytëzojmë edhe si urë lidhëse në mes të KASH-it dhe buxhetit. Edhe këtë vit, përgatitjen e kemi bërë jo vetëm në konsultim, por edhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin jo-qeveritar dhe atë privat”, bëri të ditur Hamza. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori