Mos përdorimi i rrjeteve sociale i largon ndjenjat e vetmisë dhe depresionit
Konstatimet e reja nga hulumtuesit e universitetit të Pennsylvanisë kanë thënë se kufizimi i përdorimit të Facebook-ut, Instagram-it dhe Snapchat-it menjëherë shpie në reduktime të ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.
Studimi i ka analizuar 143 studentë përgjatë tri javëve.
Studentët janë ndarë në dy grupe: njëri grup ka vazhduar përdorimin e rrjeteve sociale siç i kanë përdorur zakonisht; grupit tjetër iu është kufizuar përdorimi i rrjeteve sociale në 10 minuta për ditë, transmeton Telegrafi.
Nga ky eksperiment, hulumtuesit zbuluan se grupi që e ka kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale kishte raportuar për reduktime të dukshme në simptomat depresive.
“Mos krahasimi i jetës sime me të tjerëve kishte pasur një ndikim më të madh nga ç’kisha pritur, e gjithashtu jam ndjerë më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, ka thënë njëri nga studentët pjesëmarrës.
Ndonëse edhe studimet tjera kanë gjetur lidhje mes rrjeteve sociale dhe problemeve të shëndetit mendor, ky studim pohon se është i pari që ka zbuluar një lidhje të qartë mes reduktimit të përdorimit të rrjeteve sociale dhe përmirësimit të ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.
Është ironik por jo befasues fakti se reduktimi i rrjeteve sociale – të cilat na ndihmojnë të lidhemi me tjerët – faktikisht u ndihmon njerëzve të ndihen më pak të vetmuar dhe të depresionuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj