LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Projektet për ujëmbledhësit dhe trajtimin e ujërave të zeza, prioritet i Qeverisë

Haradinaj: Projektet për ujëmbledhësit dhe trajtimin e ujërave të zeza, prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zëvendës presidenti i parë i BERZH-it, Jurgen Rigterink.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Rigterink për të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, për stabilitetin makrofiskal dhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Rigternik dhe BERZH-in për përkrahjen e projekteve zhvillimore të Kosovës në fushat si zhvillimi i sektorit privat, zhvillimi i sektorit të energjisë dhe zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukturore të Kosovës me vendet në regjion.


Ai ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të BERZH-it, në projekte që do të fuqizonin zhvillimin e zonave industriale, për korporatat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të rritur produktivitetin dhe përmirësuar cilësinë, ndërmarrjet eksportuese dhe fusha tjera të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët dhe stabilitetin e bizneseve në Kosovë.

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i parë të BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka vlerësuar progresin e Kosovës duke thënë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në zhvillimin e projekteve dhe investimeve për të ardhmen.

Në këtë takim, të dyja palët u zotuan në implementimin e projekteve infrastrukturore, si rehabilitimi i rrjetit hekurudhor Hani i Elezit – Prishtinë, rruga Kijevë – Zahaq, ndërlidhja e Kosovës me gazsjellësin TAP, implementimi i projekteve për trajtimin e ujërave të zeza derisa në fokus të Qeverisë do të jetë ndërtimi i digave për rritjen e kapacitetit ujor të Kosovës dhe projekti Unaza e jashtme e qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori