Ngritja e çmimit të miellit, ka bërë që të ngritet edhe çmimi i bukës në dy komuna të Kosovës. Shoqata e Mullinjve thotë se deri te ngritja e çmimit të miellit ka ardhur si rezultat i ngritjes së çmimit në disa fusha, si energjia, nafta e të tjera.
Vahid Krasniqi blen çdo ditë bukë në furrën “Besi” në Prizren. Ai tash thotë se çmimi i bukës është ngritur dhe kjo po i ndikon direkt në xhepin e tij.
Ai si shkak të kësaj ngritjeje po e sheh 10% e taksës që duhet të paguhen për mallrat që nga Serbia hyjnë në Kosovë.
“Për shkak të taksës ndaj Serbisë, çmimi i bukës është rritur. Buka e theknit nga 35 cent tashmë është bërë 50 cent, ndërsa buka e bardhë nga 30 cent ka shkuar në 40 cent”, deklaron Krasniqi për RTV Dukagjini.
I pakënaqur me këtë ndryshim të çmimit është edhe qytetari Shefqet Stratolli.
“Ngritjen e çmimit të bukës sigurisht se ndikon të qytetarët. Unë jam pensionist dhe marr 160 euro në muaj, ndërsa kam 40 vite përvojë pune”, deklaron pensionisti Shefqet Stratolli.
Ndërsa, Shemsi Baldedaj, pronar në furrën “Besi” në Prizren thotë se arsyeja e ngritjes së çmimit, është shtrenjtimi i miellit.
“Para një jave e kemi shtrenjtuar çmimin e bukës nga 30 në 40 cent. Kjo ka ndodhur për shkak se është shtrenjtuar mielli. Nëse lirohet çmimi ne do ta lirojmë menjëherë”, thotë furrtari Shemsi Baldedaj, përcjell Telegrafi.
Muhamet Ferizi nga Shoqata e Mullinjve të Kosovës, përmend disa prej arsyeve, që sipas tij është ngritur çmimi i miellit.
“Masa ndaj Serbisë ka ndikuar, por ka edhe faktorë të tjerë kanë ndikuar. Çmimi i energjisë elektrike është ngritur, çmimi i karburanteve poashtu është ngritur dhe këto ndikojnë direkt në çmimin e bukës. Ky çmim për konsumatorin kosovar është ngritur, por krahasuar me regjionin është thuajse i barabartë”, shprehet Muhamet Ferizi- drejtor në Shoqatën e Mullisëve.
Çmimi i bukës nuk është ngritur vetëm në Prizren. Në Kaçanik nga 25 centë, buka tani kushton 30 centë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe