LAJMI I FUNDIT:

FFK me një njoftim të rëndësishëm për tifozët për ndeshjen me Azerbajxhanin

FFK me një njoftim të rëndësishëm për tifozët për ndeshjen me Azerbajxhanin

Federata e Futbollit të Kosovë ka dalë me një njoftim publik për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme të vitit ndaj Azerbajxhanit të martën në stadiumin Fadil Vokrri.

E për këtë takim të rëndësishëm, FFK ka njoftuar se dyert e stadiumit do të hapen nga ora 18:00.


Për këtë sfidë vendimtare, pritet të ketë masa të rrepta sigurie ndërsa lutën qytetarët që pa bileta mos të jenë në zonën e stadiumit. /Telegrafi/

Më poshtë keni njoftimin e plotë nga Federata e Futbollit të Kosovës:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, më datë 20 nëntor 2018, ora 20:45, do të hapen në ora 18:00.
Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:
1. Dyert e stadiumit hapen ne ora 18:00.
2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.
3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë bilete luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
5. Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
6. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

Në trend Sport

Më shumë
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

La Liga
Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

La Liga
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Serie A
Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

La Liga
“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

La Liga
Kalo në kategori