LAJMI I FUNDIT:

Portugalia, vendi që do të zhvillohen finalet e Ligës së Kombeve

Portugalia, vendi që do të zhvillohen finalet e Ligës së Kombeve
Estadio Dragao (Foto: UEFA.Com)

Zhvillimi i finaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve të UEFA-s është vendosur të luhet në Portugali në qershor të vitit të ardhshëm.

Finalet inauguruese të qershorit të Ligës Kombëtare të UEFA-s do të zhvillohet në Portugali, pasi kampionët evropianë siguruan vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.


Kjo do të zyrtarizohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në takimin e tyre në Dublin të hënën më 3 dhjetor, ku shorti final do të zhvillohet atë ditë.

Përralla e Kosovës magjeps italianët: Kjo kombëtare po shkruan historinë
Lexo po ashtu Përralla e Kosovës magjeps italianët: Kjo kombëtare po shkruan historinë

Në muajin mars, Polonia, Portugalia dhe Italia shprehën interes për organizimin e  finaleve, pasi që të tre kombet ishin në Grupin 3 të Ligës A, por ishte vendosur se fituesit e grupit do të ishin mikpritësit e finaleve.

Kampionët evropianë, Portugalia siguruan zhvillimin e finaleve pas barazimit 0-0 të së shtunës në Itali ndaj Azzurrëve.

Stadiumi Dragao i Portos (Foto: Uefa.com)

Portugalia ka propozuar Estadio do Dragao të Portos dhe Estadio D. Afonso Henriques në Guimaraes si vende pritëse të ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale.

Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kombeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kombeve

Gjysmëfinalet do të luhen të mërkurën dhe të enjten e 5 dhe 6 qershorit, me vendin e tretë dhe finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s, që do të mbahet të dielën më 9 qershor.

Ofertuesit pritës ishin të detyruar të specifikojnë dy stadiume me një kapacitet prej së paku 30 mijë vendesh të vendosura në mënyrë ideale në të njëjtin qytet pritës ose rreth 150 km larg nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori