LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi dhe Paul Pogba darkojnë në restorantin e Nusretit në Dubai

Lionel Messi dhe Paul Pogba darkojnë në restorantin e Nusretit në Dubai
Foto: Nusret/Instagram

Të gjithë thuajse e njohin tashmë kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokçe.

Restorantet e tij frekuentohen nga emra të shumtë si: këngëtarë, aktorë, sportistë e politikanë të ndryshëm.


Dy klientët e tij më të fundit janë dy futbollistë shumë të njohur, të cilët kanë pasur rastin të shijojnë ushqimin e tij.

Lionel Messi dhe Paul Pogba, janë ata të cilët vizituan dhe u ushqyen në restorantin e Nusretin në Dubai.

Ishte vet kuzhinieri ai i cili publikoi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej krah për krah me dy futbollistët, ndërsa i quante mbretër në mbishkrimin e fotografisë.

Në disa prej videove tjera të publikuara në Instagram, Nusret shfaqet duke takuar dhe përqafuar Messin, të cilin e cilëson si legjendë.

View this post on Instagram

Legendss @leomessi #saltbae #saltlife #salt

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et) on Nov 16, 2018 at 4:15pm PST

Ndërkohë në videon tjetër, kuzhinieri i njohur me pseudonimin Salt Bae, shfaqet teksa u përgatit atyre në tryezë një ndër specialitet e tij.

Nusret duket të ketë qenë vërtet i kënaqur që dy yjet nga Barcelona dhe Manchester United kanë vizituar restorantin e tij në Dubai.

Pranë Messit, mund të shihej edhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo. /Telegrafi/

View this post on Instagram

@leomessi #saltbae #saltlife #salt

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et) on Nov 17, 2018 at 4:09am PST