LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të reagojnë ndaj “ngutisë së Qeverisë për të proceduar ligje për hir të BE-së

OJQ-të reagojnë ndaj “ngutisë së Qeverisë për të proceduar ligje për hir të BE-së

Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), kanë reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që ka kërkuar me urgjencë procedimin e ligjeve që janë pjesë e ERA-së dhe Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, të cilat do ta ndihmonin Kosovën në liberalizimin e vizave.

Ato shtatë objektiva për të cilat kërkohet urgjencë janë procedimi i Kodit penal, Projektligji për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, Projektligji për përgjegjësinë disiplinore, Projektligji për Gjykatat, ai për Këshillin Gjyqësor dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial.


“Përmbushja e objektivave të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe mobilizimi institucional nuk do të duhej të prioritizohen vetëm për të qëndruar mirë para Bashkimit Evropian dhe për t’i siguruar se po i ‘kryejmë detyrat e shtëpisë’, por u duhet dhënë përparësi për shkak të përfitimeve që ato objektiva sjellin për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe për zhvillimin e vendit në përgjithësi. Theksojmë që liberalizimi i vizave nuk do duhej të ishte qëllimi kryesor për të punuar në arritjen e objektivave të agjendës evropiane, por përftimi i qytetarëve nga këto objektiva në aspektin e sundim të ligjit, qeverisjes së mirë, rritjes së investimeve, konkurrueshmërisë së prodhuesve kosovarë, mirëqenies socio-ekonomike, dhe ngritjes së cilësisë së arsimit”, thuhet në reagimin e këtyre OJQ-ve.

Në raportin e fundit të përbashkët të Institutit GAP, Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në të cilin është monitoruar arritja e objektivave të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën janar-shtator 2018, del se në shumicën e objektivave, Qeveria dhe Kuvendi tashmë janë më shumë se një vit me vonesë. Disa nga objektivat kanë ngecur në fazën finale, pra në miratimin e projektligjeve nga ana e kuvendit, por shumë sosh as nuk kanë filluar.

Për secilën objektivë janë paraparë një numër veprimesh të veçanta, e që në total për tri shtyllat kanë qenë 108 veprime që dalin nga ERA 2017 si dhe vendimi i qeverisë nr. 01/13 për prioritetet kyçe të Agjendës për Reforma Evropiane 2018. Në bazë të të gjeturave tona del se në shtyllën e parë, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, janë plotësuar gjithsej 62% e veprimeve, 24% janë plotësuar pjesërisht dhe kanë mbetur të paplotësuara rreth 14% të tyre. Në shtyllën e dytë, konkurrueshmëria dhe klima e investimeve,  rreth 46% e veprimeve janë plotësuar në tërësi, 9% janë realizuar pjesërisht, dhe 34% e veprimeve mbesin të paplotësuara dhe 11% janë në realizim e sipër. Dhe në shtyllën e tretë, punësimi dhe arsimi, janë plotësuar rreth 45% e veprimeve, 33% e veprimeve janë plotësuar pjesërisht dhe të pa plotësuara mbesin 22% e tyre.

“Këto rezultate të ulëta vijnë si pasojë e një qasje thellësisht neglizhuese të institucioneve kosovare në raport me kriteret e BE-së. Instituti GAP, PIPS dhe GLPS edhe përmes këtij reagimi i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Parlamentit të trajtojnë obligimet dhe masat e dala nga MSA dhe ERA në mënyrë serioze dhe sistematike. Në vend se të shihen si dokumente për të kënaqur BE-në, këto masa duhet të shihen si përmirësim substancial i bazës ligjore dhe institucionale, rrjedhimisht përmirësim i jetës së qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori