Bota është e mbushur me vende që kanë emra shumë të çuditshëm, mjafton të eksploroni atlasin për t’i zbuluar dhe për t’u zbavitur.
Hell (Ferr), Norvegji
Bëhet fjalë për një qytet të vogël në Norvegji. Pavarësisht toneve fetare të dukshme, Hell në fakt e ka marrë emrin e tij nga fjala norvegjeze ‘hellir’ që do të thotë ‘pjesë e dalë’.
Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobëllllantysiliogogogoch, Uells, Britani
Me 58 shkronja, ky emër uellsian është shumë i gjatë. Në fakt, është në vend të dytë si emri më i gjatë i një vendi në botë, sipas librit të rekordeve. Titulli që të bën të rrotullosh gjuhën është në të vërtetë shumë përshkrues, në dialektin uellsian ai i referohet vendndodhjes së saktë të qytetit duke u përkthyer në: “Kishën e Shën Marisë në luginën e kalterit të bardhë pranë një vorbulle të shpejtë dhe Kishës së Shën Tysiloit të shpellës së kuqe”.
Gobbler’s Knob, USA (Çelësi i gjeldetit), SHBA
Vetëm për nga emri qesharak ia vlen të bësh një vizitë, por për shumë vizitorë ka edhe një arsye tjetër të vlefshme për të vizituar Gobbler’s Knob. Kjo, sepse ky park i pyllëzuar në Pensilvani është vendi ku u xhirua parashikimi i motit nga Phil, për filmin humoristik ‘Groundhog Day’.
Paskalomatunturi, Finlandë (“Mali i Pushimeve të M…t”)
Vetë fjala tingëllon çuditshëm, por nuk është kjo arsyeja pse ky resort malor finlandez futet në listën e emrave të çuditshëm. Arsyeja është përkthimi i saj, pasi ‘Paskalomatunturi’ do të thotë “Mali i Pushimeve të M…t”, një emër lavdërues përshkrues për atë që imagjinojmë, është një vend tjetër i harruar për pushime.
Silly Department (Departamenti Budalla), Burkina Faso
Edhe pse mund të ngjajë si titulli i një skeçi, Silly Department është një qytet në Burkina Faso. Fakti që ka një emër të paharrueshëm, është bonus për të.
Silly , Belgium (Budalla, Belgjikë)
Ky qytet i vogël në Belgjikë e merr emrin e tij nga një lumë aty pranë, i cili quhet Sille dhe nuk ka asnjë lidhje me domethënien në angglisht të fjalës, e cila e bën emrin qesharak.
Useless Harbour (Porti i Kotë), Australi
Emri nuk ka të bëjë fare me këtë port të bukur australian, i cili është shpallur pasuri botërore nga Unesco. Emri i tij u vendos fillimisht nga eksploratori francez Louis-Henri de Saulces de Freycinet në fillimin e viteve 1800, i cili zbuloi një gji natyror ftues, për të cilin fillimisht mendosi se ishte i bllokuar nga një rrip rëre.
Batman, Turqi
Qyteti i harruar i Gotham, City, nëse do ekzistonte, me siguri do pozicionohej në këtë qytet turk, i cili ndodhet në provincën Batman, pranë lumit Batman. Jo, vërtet!!!
Moron (Hajvan) Argjentinë
Ky qytet, pozicionuar në provincën e Buenos Aires, Argjentinë, u krijua në shekullin e 17-të dhe e ka marrë emrin e tij nga një përrua që kalon aty pranë dhe ka të njëjtin emër.
Disappointment Islands (Ishujt Zhgënjim), Polinezia Franceze
Ky arqipelag i thatë në Oqeanin Paqësor nuk është vendi më i këndshëm në botë dhe për këtë arsye është shumë pak i populluar. Por kjo nuk është arsyeja e këtij emri të çuditshëm, i cili iu vu nga eksploratori britanik John Byron në 1765-ën për shkak të pritjes armiqësore që iu bë nga vendasit.
Dildo (Penis artificial), Newfoundland
Ky emër u vendos në këtë qytet nga Kapiteni Cook, së bashku me gjeografin Michael Lane në vitin 1711. Përveç konotacionit të tij modern, ajo i referohet barkës me rrema.
Komiteti Ekzekutiv, Antarktidë
Antarktida është plot emra të pabesueshëm. Mirëpo, deri tani, i preferuari ynë është Komiteti Ekzekutiv, që u zbulua nga një ekspeditë në vitin 1940 dhe u emërua sipas trupit qeverisës që e ndriçoi atë.
No Name (Pa emër), USA
I bërë i famshmëm për përfshirjen e tij në filmin Vanishing Point të vitit 1971, ‘No Name’ qyteti ‘Pa emër’ në Kolorado, u quajt kështu, pasi kolonizatorët nuk arritën të gjenin ndonjë gjë origjinale për ta thirrur atë.
Monster (Përbindësh), Holandë
Ende ka shumë debate rreth origjinës së saktë të kësaj zone holandeze, e cila mund të ketë zanafillën e saj në shekullin e 13-të. Disa besojnë se rrjedh nga latinishtja “Monasterium” që do të thotë “manastir”, ndërsa të tjerë besojnë se rrjedh nga fjala e vjetër holandeze “monster” që do të thotë “kisha e madhe”. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli – ndalohet nga sigurimi i aeroportit
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur
... më mirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'