LAJMI I FUNDIT:

Pendarov: Arratisja e Gruevskit është farsë

Pendarov: Arratisja e Gruevskit është farsë

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Todor Pendarov për Studio1  tha se konferenca për shtyp e OBRM-PDUKM-së ishte farsë, por edhe arratisja e Gruevskit gjithashtu është farsë e madhe.

“Shteti të ju sigurojë me gjashtë polic dhe të ikni, kjo nuk është problem Gruevskit, problem është MPB-ja, gjegjësisht Drejtoria e gjashtë që e siguron”, tha Pendarovi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


MPJ kontrollon nëse Gruevski është në Budapest
Lexo po ashtu MPJ kontrollon nëse Gruevski është në Budapest

Ndërkaq, sot ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevskit nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook tha se gjendet në Hungari dhe se atje po kërkon azil.

Gruevski është i dënuar për lëndën “Tanku” të PSP-së me dy vite burgim, ndërsa akuzohet edhe për vepra tjera penale./Telegrafi/