Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë detaje të takimit të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Paris.
“Takimi me Putin ka qenë krejt normal dhe korrekt. Në postimin të cilin unë e kam bërë, kam theksuar qartë se është krijuar mundësia që të diskutojmë për disa minuta, kokë më kokë, për dialogun, për negociatat Kosovë-Serbi dhe mundësinë arritjes se një marrëveshje paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
Thaçi deklaroi se ka marrë mbështetjen e Putin për arritjen e marrëveshjes në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Putin ka theksuar se është një çështje delikate por në të njëjtën kohë në fund edhe ai ka qenë shumë i qartë në atë se Rusia do ta përkrahë mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi”.
Presidenti në Zona B në Klan Kosova takimin me Putin e vlerësoi si një arritje të lartë diplomatike për Kosovën.
“Ky është takimi i parë në mes të Kosovës dhe Rusisë në një nivel të tillë. Është shumë me rëndësi qëndrimi i pozicionit të Rusisë, në qoftë se arrihet marrëveshje, që të tërheqë veton në Këshillin e Sigurisë për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është hap përpara, një progres por edhe një angazhim diplomatik i munguar për Kosovën në raport me Rusinë”.
“Raportet tradicionale të Rusisë me Serbinë nuk janë pengesë për raporte normale të Kosovës me Rusinë. Ne nuk kemi qenë as armiq e as miq por mund të kemi raporte normale siç kanë të gjitha vendet e BE-së me Rusinë. Mendoj se është një hap gjigant për diplomacinë e Kosovës”.
Thaçi theksoi se gjatë takimit me homologun e tij rus nuk kanë diskutuar gjera konkrete mirëpo është diskutuar për aspektet e përgjithshme si dhe mundësinë e ndryshimit të pozicionit rus në raport me Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dyshime për keqpërdorim detyre, shpëlarje parash e raportim i rremë i pasurisë – gjithçka nga bastisjet në MMPHI
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Aktorja Egzona Salihu, në “dashuri” në shikim të parë me aktrimin
Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington