LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Të ndërprehet dialogu, derisa Serbia ta ndërprejë fushatën kundër njohjeve të Kosovës

Mustafa: Të ndërprehet dialogu, derisa Serbia ta ndërprejë fushatën kundër njohjeve të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është e pakuptimtë të vazhdohet dialogu me Serbinë në Bruksel, derisa Serbia vazhdon fushatën agresive kundër Kosovës, duke u kërkuar shteteve të ndryshme tërheqjen e njohjeve. Mustafa tha se LDK do të bëjë përpjekje që ta rrëzojnë Qeverinë me marrëveshje nga të gjitha partitë politike. 

“Nuk mund të ulesh e të bisedosh për pavarësinë e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me një shtet, i cili tenton që këtë pavarësi që është njohur nga 115 shtete. Nuk është Vuçiqi që duhet të vë kushte për dialogun në Bruksel, por është Kosova ajo që duhet të kërkojë të mos vazhdojë dialogu, derisa  Serbia të ndërprejë fushatën që po e zhvillon kundër njohjeve të Kosovës”, tha Mustafa, në një konferencë për media pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, raporton Telegrafi.

Mustafa, tha se në dialogun me Serbinë askush nuk mund ta përfaqësojë Kosovën pa mandat.


“Kjo çështje duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Konsiderojmë që është absurde që të ulesh me Serbinë në tavolinë përderisa Serbia punon kundër interesave të Kosovës.

“LDK do të jetë shumë e përkushtuar që të përkrah ligjet në Kuvendin e Kosovës që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Ushtri. Ne do të përkrahim edhe procesin e liberalizimit të vizave”, tha Mustafa.

Ai tha se LDK vlerëson se nuk guxohn të fajësohet BE-në për liberalizimin e vizave, por duhet të sigurohen vendet anëtare një nga një se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret.

Mustafa ka folur edhe për iniciativën e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë dhe nëse LDK do ta përkrahë këtë iniciativë

Ai tha se një gjë e tillë nuk përjashtohet.

“Ne kemi marrë iniciativën si LDK që të përgatisim mocionin ndaj Qeverisë. Ne e dimë që Qeveria ime është rrëzuar edhe me përkrahjen e Listës Serbe.  Ne do të bëjmë përpjekje që Qeveria të rrëzohet me marrëveshje nga të gjitha partitë politike. Po nëse s’bëhet atëherë do ta zbatojmë kushtetutës. Andaj ne nuk do ta përjashtojmë askënd që do t’i bashkëngjitet kësaj”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së tha se në mbledhjen e sotme është biseduar edhe për organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm te LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori