Çmimet e konsumit në muajin tetor shënuan ngritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin paraprak, për shkak të shtrenjtimit të bukës, drithërave, perimeve dhe veshjeve me një ndikim të përbashkët prej 0.4 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).
Kjo është bërë e ditur në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin tetor të vitit 2018.
ASK thotë se shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.5 për qind dhe IHÇK është më i lartë për 1.5 për qind në muajin tetor 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në bukë dhe drithëra me 1.2 për qind, perime me 10.7 për qind, pije alkoolike me 3.6 për qind, duhan me 2.8 për qind përdorim i pajisjeve për transportin personal me 11.4 për qind, shërbimet për transport me 5.8 për qind, shërbime hoteliere me 2.6 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.2 për qind në IHÇK.
Ndërkaq, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit në pemë me 11.7 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira me 7 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perime me 1.1 për qind, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 6.3 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?