LAJMI I FUNDIT:

Prizren, arrestohet një person pasi që prishi rendin dhe qetësinë publike, kanosi edhe policët

Prizren, arrestohet një person pasi që prishi rendin dhe qetësinë publike, kanosi edhe policët

Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike në një kafiteri, pastaj i njëjti ka kanosur edhe zyrtarët policorë. 

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Njësitet policore tek i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një thikë. Të njëjtit i është ofruar edhe ndihma mjekësore dhe me sugjerimin e mjekut dhe në konsultim edhe me prokurorin, i dyshuari dërgohet në repartin e psikiatrisë në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/