LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Të përkrahen dhe fuqizohen idetë e reja në ndërmarrësi

Veseli: Të përkrahen dhe fuqizohen idetë e reja në ndërmarrësi

Dija, inovacioni dhe ndërmarrësia janë vet dinjiteti i njeriut në kushtet e lirisë. Perspektiva dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide inovatore. Kështu tha të hën kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ceremoninë e hapjes së Javës Botërore të Ndërmarrësisë në Kosovë, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli tha se duke përkrahur punësimin e të rinjve, fuqizohet shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Ai tha se duhet punuar dhe investuar në potencialin e të rinjve tanë, në mënyrëa që ata ta gjejnë veten dhe të ardhmen në vendin e tyre.

Në funksion të kësaj, Veseli tha se është krijuar edhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si bartës i zbatimit të politikave inovatore.


“Perspektiva dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide që janë inovatore. Ne tradicionalisht asnjëherë nuk kemi pasur përkrahje e cila do ta zhvillonte ekonominë tonë. Përmes iniciativës private, kemi arritur të mbijetojmë”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit theksoi nevojën e fuqizimit të ndërmarrësisë së lirë dhe të përkrahjes për njerëzit që kanë ide.

Haradinaj: Energjia eklektike pengesë për bizneset në Kosovë
Lexo po ashtu Haradinaj: Energjia eklektike pengesë për bizneset në Kosovë

Ai tha se kapacitetet dhe fondet qeveritare në mbështetje të ndërmarrësisë në Kosovë do të rriten, ngase, sipas tij, është jetike që jo vetëm njerëzit tanë të qëndrojnë në vend, por edhe idetë e mira dhe projektet që sjellin zhvillim, të cilave duhet krijuar kushte që këtu të gjejnë aplikim.

“Jam shumë i sigurt se më shumë kanë të punësuar kosovarët në vendet perëndimore në sektorin privat, sesa që ka të punësuar në gjithë sektorin publik dhe privat në Kosovë”, tha ai.

Në vazhdim të fjalës së tij, Veseli shfaqi besimin se ky takim i sotëm, por edhe kjo javë e ndërmarrëisë, do t’i shërbejnë transformimit të mënyrës së të menduarit.

“Kosova jonë ka perspektivë. Të rritet sektori i punësimit i të rinjve tanë dhe të fuqizohet shteti i pavarur dhe sovran me të gjitha institucionet e veta”, përfundoi Veseli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori