LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Energjia eklektike pengesë për bizneset në Kosovë

Haradinaj: Energjia eklektike pengesë për bizneset në Kosovë

Edhe Kosova u bashkua shteteve të tjera anembanë botës për të shënuar Javën Botërore të Ndërmarrësisë, ku u tha se Kosova të bëhet vend i përshtatshëm për ndërmarrësi dhe se kjo javë do t’i shërbejë transformimit të kapitalizmit privat në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të hënën morën pjesë në hapjen e Javës Botërore të Ndërmarrësisë.


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se dija dhe inovacioni janë mundësi për ndërmarrësi dhe bashkërisht duhet të punohet që zhvillimi ekonomik të jetë perspektivë për Kosovën.

“Jam shumë i sigurt se më shumë ka të punësuar kosovarë në vendet e diasporës në sektorin privat, se sa që janë të punësuar në sektorin publik në Kosovë”, ka thënë Veseli duke shtuar se kjo javë e ndërmarrësisë do t’i shërbejë transformimit të kapitalizmit privat në Kosovë.

Sipas tij, Kosova ka perspektivë me një infrastrukturë moderne të zhvillimit ekonomik.

Të hënën fillon Java Botërore e Ndërmarrësisë
Lexo po ashtu Të hënën fillon Java Botërore e Ndërmarrësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova garon me vendet e zhvilluar, me norma ekonomike, mirëpo ai tha se Kosova ka një pengesë për energji elektrike.

Haradianj ka thënë se ka edhe hendikepe të tjera, por energjia është peng.

“Me dekada na kanë mbajtur peng për projektin energjetik, ndërsa tash është tërhequr për mbështetje në projektin 1.3 miliard dollarë. Problem tjetër është rendi dhe ligji, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Uranik Begu nga ICK ka thënë se Kosova të bëhet vend i përshtatshëm për ndërmarrësi. /KP /Telegrafi/