“Unë jam duke u mbytur … Më largoni këtë qese nga koka, unë jam klaustrofobik”. Këto supozohet të kenë qenë fjalët e fundit të gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Kështu së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pretendon kreu i hetimeve në gazetën turke Daily Sabah , i cili i ka thënë Al Jazeera-s se bëhet fjalë për një regjistrim audio nga brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.
Kështu, siç ka thënë Nazif Karaman, Khashoggi, një gazetar saudit, ishte mbytur me vdekje, ndërsa i kishin mbuluar kokën me një qese plastike.
Karaman tha se vrasja zgjati rreth shtatë minuta, sipas regjistrimeve.
Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se një audio incizim lidhur me vrasjen e Khashoggit i është shpërndarë Arabisë Saudite, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë.
Ai tha se Arabia Saudite e di se vrasësi i Khashoggit është në mesin e një grupi prej 15 personash që fluturuan në orët e Stambollit, përpara incidentit të 2 tetorit.
Pretendimet e Karaman vijnë pasi policia turke po i jep fund kërkimit të trupit, por hetimi penal mbi vrasjen e Khashoggis do të vazhdojë, kanë thënë burime të Al Jazeera të shtunën.
Ndërkohë, mediat kanë shkruar se gjurmët e acidit u gjetën në rezidencën e konsullit të përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll, ku trupi besohej se u shkatërrua me përdorimin e kimikateve.
Karaman tha se Daily Sabah së shpejti do të publikojë imazhet e mjeteve që u sollën në vend dhe të përdorura nga grupi saudit.
Ai shtoi se gazeta turke do të botojë gjithashtu disa prej regjistrimeve që dokumentojnë momentet e fundit të jetës së Khashoggi.
Muajin e kaluar, kryeprokurori i Stambollit tha se Khashoggi u mbyt kur sapo hyri në konsullatë dhe se trupi i tij u shpërbë.
Arabia Saudite ka thënë se ka arrestuar 18 vetë dhe shkarkoi pesë zyrtarë të lartë qeveritarë, si pjesë e një hetimi për vrasjen e Khashoggi. Ndërkohë, Ankaraja kërkon ekstradimin e të dyshuarve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles