LAJMI I FUNDIT:

Redaktorja tregon “fjalët e fundit” të gazetarit të zhdukur saudit, të botuara nga Washington Post

Redaktorja tregon “fjalët e fundit” të gazetarit të zhdukur saudit, të botuara nga Washington Post

“Fjalët e fundit” të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, janë botuar të mërkurën vonë nga mediumi prestigjioz The Washington Post.

Kjo është bërë e ditur nga redaktorja e tij, përmes një shënimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Khashoggi nuk është parë që kur vizitoi konsullatën saudite në Stamboll, Turqi, më 2 tetor.

The New York Times: Një audioincizim përmban hollësi të tmerrshme të vrasjes së gazetarit saudit
Lexo po ashtu The New York Times: Një audioincizim përmban hollësi të tmerrshme të vrasjes së gazetarit saudit

New York Times njoftoi se Turqia ka një regjistrim audio që tregon se ai është vrarë brenda konsullatës dhe Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai ka kërkuar nga autoritetet turke, këtë regjistrim, “nëse ekziston”.

Por redaktorja e opinioneve, Karen Attiah është e bindur se kolegu i saj është takuar me një fund të parakohshëm, duke shkruar: “The Post nuk e publikoi shkrimin, sepse shpresuam që Jamal do të kthehej tek ne, kështu që ai dhe unë mund ta redaktonim atë së bashku. Tanimë më duhet ta pranoj: Kjo gjë nuk do të ndodhë. Kjo është pjesa e fundit e tij që unë do të redaktoj për The Post”.

Regjistroi vdekjen në orën e tij? Shefi i OKB-së kërkon të vërtetën mbi zhdukjen e gazetarit saudit
Lexo po ashtu Regjistroi vdekjen në orën e tij? Shefi i OKB-së kërkon të vërtetën mbi zhdukjen e gazetarit saudit

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, gazetari shkroi një histori për mungesën e një shtypi të lirë në “disa qoshe të botës arabe”.

“Qeverive arabe u është dhënë liria për të vazhduar të heshtin median në një shkallë më të lartë”, tha ai në artikullin me titull: “Ajo që bota arabe ka më shumë nevojë është shprehja e lirë”.

“Kishte një kohë kur gazetarët besonin se interneti do të çlironte informacionin nga censura dhe kontrolli i lidhur me mediat e shkruara”, shkroi Khashoggi.

“Por këto qeveri, ekzistenca e të cilëve mbështetet në kontrollin e informacionit, kanë bllokuar në mënyrë agresive internetin. Ata kanë arrestuar gjithashtu gazetarë lokalë dhe kanë bërë presion që reklamuesit të dëmtojnë të ardhurat e publikimeve specifike”.

Ai veçoi udhëheqjen e Arabisë Saudite – një objektiv i shpeshtë i tij – e cila tani është nën presion ndërkombëtar për të shpjeguar se si Khashoggi u zhduk.

“Bota arabe po përballet me versionin e vet të një perde të hekurt, e imponuar jo nga aktorë të jashtëm, por përmes forcave të brendshme që konkurrojnë për pushtet”, shtoi Khashoggi.

Mohammad bin Salman: Ana e errët e princit të kurorës së Arabisë Saudite
Lexo po ashtu Mohammad bin Salman: Ana e errët e princit të kurorës së Arabisë Saudite

Megjithatë, ai ka vlerësuar media si Uashington Post për të hedhur dritë mbi regjimet e përdorura për errësirën.

“The Post, ka marrë iniciativën për të përkthyer shumë nga pjesët e mia dhe për t’i botuar ato në arabisht”, shkroi Khashoggi. “Për këtë, unë jam mirënjohës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori