LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 për qind e shkencëtarëve të rinj largohen nga Maqedonia

Mbi 70 për qind e shkencëtarëve të rinj largohen nga Maqedonia

Mbi 70% e shkencëtarëve të rinj largohen nga Maqedonia për në perëndim. Potenciali i tyre dhe dija të cilën e fitojnë i bën konkurrent në tregun e punës. Prandaj komuniteti shkencor me strategjinë 2018-2028 pret që të krijohen kushte, me qëllim që të rinjtë të qëndrojnë dhe të krijojnë në vendin tonë.

“Në Republikën e Maqedonisë ka potencial për këta të rinj, të bëjnë projekte të cilët do të zbatohen në sferën e ekonomisë, në Maqedoni por edhe jashtë vendit. Me çdo kusht, do të angazhohemi që me programin 2018-2028 të ketë zhvillim të kulturës teknike dhe planifikojmë shumë aktivitete. Para se gjithash, në këtë shoqatë të ketë kuadro cilësore dhe të hapen qendra për të rinjtë të talentuar, së bashku me Ministrinë e arsimit dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Zoran Todorov.


Edhe Olimpiada e 4 e arritjeve teknike e cila u mbajt në Strumicë tregoi se Maqedonia, por edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë të rinj gjenial të cilët që nga mosha e re i mësojnë fshehtësitë dhe të rejat e shkencës.

Përveç nxënësve tanë të shkollave fillore dhe të mesme, këtë vit do të marrin pjesë edhe nxënës nga ish republikat jugosllave, Bosnjë e Hercegovinë, Mali i Zi, Serbia.

Unë kam shfrytëzuar mikrobit dhe bëra shumë projekte me të. Së pari, bëra shportë elektronike për mbeturinat elektronike. Me anë të mikrobit-it i numërojmë mbeturinat elektronike që i hedhim brenda shportës, për shkak se mikrobiti reagon në lëvizje. Gjithashtu kemi kompas i cili na i tregon anët e botës për orientim. Gjithashtu unë e shfrytëzova mikrobit-in për semafor për ngjarjet sportive me të cilin i numërojmë poenët e të dy ekipeve.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski tha se komuna do të vazhdojë të kontribuojë për mbështetje të zhvillimit shkencor të nxënësve.

“Perspektivat strategjike përfshijnë zhvillim të diturive, shkathtësisë dhe integritetit të nxënësve përmes proceseve arsimore. Vendosje të kushteve dhe praktikave moderne në sistemin arsimor të komunës. Integrimi i nevojave lokale për arsim në sistemin arsimor dhe rritje të bashkëpunimit mes faktorëve në procesin arsimor”, u shpreh Kosta Janevski, Kryetar i Strumicës.

Shkencëtarët e rinj nga Maqedonia presin mbështetje edhe nga komuniteti shkencor, universitetet, por edhe nga Fondi për inovacione dhe institucionet e tjera shkencore për ti realizuar idetë e tyre dhe për ta afirmuar vendin në botën e inovacioneve dhe teknologjisë.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori