LAJMI I FUNDIT:

Sistemi Inteligjent i Transportit do të ketë ndikim në rritjen e sigurisë në trafik

Sistemi Inteligjent i Transportit do të ketë ndikim në rritjen e sigurisë në trafik

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor i udhëhequr nga ministri Pal Lekaj, janë takuar sot ku u diskutua implementimi i projekteve për rritjen e sigurisë rrugore, me theks të veçantë gjatë natës.

Anëtarët u njoftuan me detaje edhe për projektin e Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS) që do të ketë ndikim të madh në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

“Lekaj theksoi se ky sistem do të ofroj menaxhim të rrugëve sikurse në vendet evropiane. Ai kërkoi bashkërendim të obligimeve nga të gjitha institucionet me qëllim të funksionimit të suksesshëm të ITS-it”, thuhet në një komunikatë për media nga Ministria e Infrastrukturës.


Lekaj tregoi edhe për punën që po bëhet drejt finalizimit të ndriçimit të autostradave, kyçjeve dhe hyrjeve të qyteteve, proces ky i neglizhuar në vitet e kaluara.

Ai njoftoi edhe për riparim të sistemit të ndriçimit në autostradën “Ibrahim Rugova” që kohë më parë ishin vjedhur pjesët e saj. Prandaj kërkoi nga organet e rendit bashkëpunim për siguri të aseteve infrastrukturore.

Ndërsa anëtarët e KSTRr-së, me diskutimet e tyre vunë në pah edhe një sërë masash që duhen ndërmarrë në transportin publik të udhëtarëve, infrastrukturën rrugore që të jetë kompatibile me trendet në rritje të numrit të banorëve, masave edukuese dhe disiplinimin e të gjithë atyre faktorëve që ndikojnë në rënien e sigurisë në trafikun rrugor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori