LAJMI I FUNDIT:

Emri i Sandër Lleshit sot sërish te Presidenti Meta për dekretim

Emri i Sandër Lleshit sot sërish te Presidenti Meta për dekretim

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot do të çojë në Presidencë sërish për dekretim emrin e Sandër Lleshit, në postin e ministrit të Brendshëm.

Letra që do t’i dërgohet Metës për dekretim do të jetë i shoqëruar me një relacion shterues për Sandër Lleshin.

Edi Rama: Nesër (sot) do t’i dërgoj Presidentit Meta dekretin për Sandër Lleshin me një relacion shterues për të. Besoj që pas 7 ditësh Presidenti Meta do të bindet për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, sepse nëse nuk ka asnjë agjendë personale, nuk ka asnjë motiv që ta refuzojë dekretin. Letra e Presidentit nuk ka pasur asnjë referencë Kushtetuese, por vetëm ka deklaruar se nuk kam bindjen për Sandër Lleshin.


Rama paralajmëroi se refuzimin e Metës për Sandër Lleshin do ta depozitojë të hënën në Gjykatë Kushtetuese dhe përgjigja do të jepet kur të krijohet ky institucion në mënyrë që mos krijohet precedent.

“Refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm”, tha ai.

Rama shtoi se deri të shtunën, kur bëri këtë ekstravagancë Kushtetuese, Meta ka qenë një President korrekt. “Nuk e kemi votuar që të jetë një kukull e PS”, tha kryeministri në emisionin Real Story.

Duke folur rreth takimit me Presidentin Ilir Meta, Rama tha se nuk ka pasur asnjë diskutim tjetër veç çështjes së mosdekretimit të Lleshit. “Në 90 minuta bisedë, Presidenti nuk ka hapur asnjë bisedë tjetër me mua”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Arsim

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
Kalo në kategori