Mjekët i kishin thënë të operohet për shkak të mbipeshës, refuzoi ta bëjë një gjë të tillë – me dieta dhe ushqim të shëndetshëm arriti t’i humb 108 kilogramë (Foto/Video)
Një grua e cila ka refuzuar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr kilogramët e tepërt, edhe pse mjekët i kishin thënë se nuk do të jetë gjallë brenda vitit nëse nuk e bënë një gjë të tillë – këto ditë ka fituar kurorën në garën “Slimming World’s Woman of the Year”.
Maxine Wren nga Chester-le-Street në Durham, ka arritur të humb hiq më pak se 108 kilogramë dhe atë vetëm duke e ndryshuar mënyrën e të ushqyerit dhe dietat strikte, transmeton Telegrafi.
Pesë vite më parë, Maxine e kishin këshilluar mjekët të përdor barna të dobësimit, si dhe ndërhyrjen kirurgjikale për t’i hequr dhjetëra kilogramë (duke zvogëluar lukthin).
Disa muaj më vonë, Maxine pranoi se i frikësohet operacionit pasi ishte e bindur se mund të vdes në shtrat gjatë ndërhyrjes. Kështu në vend se të ndjek këshillat e mjekëve, ajo iu bashkua programit të dobësimit “Slimming World”, ku në mars të vitit 2013 ajo peshonte plotë 172 kilogramë. Prej asaj kohe arriti t’i humb 108 kilogramë.
Maxine kishte problem me mbipeshën qysh kur ishte fëmijë pasi kishte lindur me një sëmundje të rrallë të eshtrave, që ndikonte në ecje dhe kështu detyrohej shumicën e kohës të qëndronte e shtrirë.
Dhe pasi që nuk kishte aktivitet fizik dhe vazhdimisht konsumonte ushqim me shumë kalori, arriti t’i fitojë 172 kilogramë. Megjithatë, ajo tentoi të dobësohet me pije të ndryshme dhe dieta, por asnjëra nuk i ndihmoi.
Si pasojë e mbipeshës kishte probleme me frymëmarrjen, nivelin e ultë të energjisë dhe sëmundje tjera. Por, sikur kjo të mos i mjaftonte. Ajo sa herë që dilte në rrugë, të tjerët e shikonin çuditshëm, duke ia shtuar edhe më shumë pasigurinë në vete.
Por, një ditë vendosi të ndryshojë dhe kështu u regjistruar në programin “Slimming World”, që i ndihmoi të arrijë qëllimin jetësor – të dobësohet.
Maxine e cila ka të përfunduar fakultetin e infermierisë por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk arrinte ta ushtronte këtë profesion, hoqi dorë nga ushqimet kalorike dhe i zëvendësoi me ato të shëndetshme. Në korrik të vitit 2016 u martua me Johnin, ditë kjo kur arriti ta vesh pa ndonjë problem fustanin e nusërisë, që për të ishte një ëndërr e kamotshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City